Wednesday, December 14, 2011

E drejta për të kërkuar një vend të sigurt për jetesë


Nëse jemi të frikësuar për sigurinë tonë në vendin tonë, kemi të drejtë të kërkojmë azil.
DEKLARATA E PËRGJITHSHME MBI TË DREJTAT E NJERIUT: Neni 14: (!) Çdo njeri ka të drejtë në një shtet tjetër të kërkojë dhe të gëzojë azil për shkak të përndjekjes. (2) Njerëzit nuk mund të thirren në këtë të drejtë në rast të përndjekjes që del nga krimet jopolitike apo nga veprimet të cilat janë në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.
APEL: BOTONI NGA NJË ARTIKULL NË DITË
Redaktorë, udhëheqës programi, gazetarë:
Lexoni dhe publikoni nga një nen të Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut çdo ditë. Kështu, do të kontribuoni shumë në forcimin e vetëdijes publike dhe në edukimin për të drejtat dhe liritë e njeriut.  Njohja e të drejtave të njeriut  është hapi i parë drejt respektimit të tyre dhe luftës kundër diskriminimit. Ndihmojuni njerëzve të fitojnë dituri dhe ta ringjallin besimin dhe dinjitetin e tyre. Me vetëm disa sekonda/rreshta në ditë, arrini shumë.

No comments:

Post a Comment