Thursday, December 1, 2011

Të gjithë kemi lindur të lirë dhe të barabartë


Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut

Neni 1
Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë sa i përket dinjitetit dhe të drejtave. Ata janë dhuruar me ndërgjegje dhe duhet të sillen njëri ndaj tjetrit në frymën e përkatësisë së përgjithshme njerëzore.

Të gjithë kemi lindur të lirë dhe të barabartë, është versioni i shkurtër i nenit të parë të Deklaratë së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, e cila është njëra nga deklratat më të mëdha të bëra nga Kombet e Bashkuara në shekullin XX.
illustration: Xhabir Deralla
Lexoje dhe mësoje Nenin 1 dhe tregojua fëmijëve të tu, fqinjëve, shokëve dhe kolegëve. Shkruaj një blog, status apo tweet për të drejtat e njeriut sot. Kjo do t’ju marrë vetëm disa sekonda nga koha e juaj, por do t’u sjellë dritë njerëzve me nevojë. Në botën e sotme, shohim një mal me kushtetuta, ligje dhe rregullativa, deklarata të politikanëve dhe personave publikë, të cilët e deklarojnë përkushtueshmërinë ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut. Përkundër kësaj, shohim qindra miliona njerëz në botë të cilët trajtohen në mënyrë çnjerëzore. Trajtimi i njerëzve si qenie të dorës së dytë, diskriminimi dhe robëria nuk janë risi. Qeveritë dhe korporatat e shfrytëzojnë fuqinë e parasë, burokracinë dhe mediat, me qëllim që t’i manipulojnë njerëzit dhe t’i shmangin ligjet dhe standardet gjerësisht të pranuara për të drejtat e njeriut.
Sot mund të jetë dita kur ti do të thuash NDAL për të gjitha këto. Kujtohu dhe kujtoji të gjithë rreth vetes se “Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë sa i përket dinjitetit dhe të drejtave. Ata janë dhuruar me ndërgjegje dhe duhet të sillen njëri ndaj tjetrit në frymën e përkatësisë së përgjithshme njerëzore”, siç thotë Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut.
Sot i ftojmë individët, grupet, organizatat dhe institucionet e shoqërisë civile, ta përkrahin projektin NJERI = TË DREJTA, me dërgimin e mesazhit për përkrahjen e aksionit tonë,të na japin informatë për të drejtat e njeriut, fotografi dhe storje për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Përgatiti: Xhabir M. Deralla

No comments:

Post a Comment