Tuesday, December 6, 2011

Ti i ke të drejtat, kudo që të shkosh!

1-30 dhjetor 2011
Çdo dite të dhjetorit ia kushtojmë nga një nen të Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, numri i të cilit është përkatës me datën. Bashkangjitu edhe ti! Ndaje storjen tënde me botën...

Deklara e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut
Neni 6: Çdo njeri ka të drejtë gjithkund të jetë i njohur si person para ligjit 
 
Të drejtat e njeriut i gëzoni kudo dhe në çdo kohë, thjesht për shkak të faktit se keni lindur si njeri – i lirë dhe i babarabartë sa i përket dinjitetit dhe të drejtave. Ato nuk njohin kufij shtetërorë dhe ju keni të drejta t’i gëzoni në raport me cilin do njeri apo institucion tjetër.
Të drejtat e përfshira në Deklaratën e Përgjitshme janë të përgjitshme për nga karakteri i tyre dhe çdo njeri  është i lirë t’i gëzojë në çdo kohë para ligjit të cilitdo shtet. Të jesh i njohur si person para ligjit, do të thotë të jesh i njohur si bartës i pakontestueshëm i të gjitha të drejtave nga Deklarata.
Neni 6 i Deklaratës u parashtron një obligim të gjithë organeve shtetërore dhe të gjithë personave të cilët veprojnë në emër të shtetit, në raportet me të gjithë njerëzit të sillen në mënyrën në të cilën do t’i promovojë të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo njeriu. Aq më tepër, që kjo e drejtë të mund të jetësohet dhe të realizohet në praktikë, shteti është i obliguar që qytetarëve të vet t’u sigurojë mekanizma efektive për mbrojtjen e të drejtave dhe t’i shpenzojë të gjitha mjetet dhe kapacitetet e veta në sigurimin e fushës së përshtatshme për realizimin e tyre.
Askush nuk mund të ta marrë dhe të ta shkurtojë të drejtën tënde!
 Mohimi i të drejtave nga Deklarata e Përgjithshme do të thotë mohim dhe shkelje të dinjitetit të njeriut dhe të faktit se dikush nuk është njeri. Ne, si qytetarë dhe, para së gjithash, si njerëz, e kemi obligim të ndalemi në mbrojtje të të drejtave tona dhe t’i kundërvihemi çdo përpjekjeje për keqpërdorim dhe shkelje të tyre.
Kohërat e reja kërkojnë qytetarë proaktivë, të cilët janë të edukuar për thelbin e të drejtave të tyre dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre. Prandaj, të drejtat e njeriut dhe lufta për to kurrë nuk pushojnë dhe kërkojnë angazhim të përhershëm që ato të bëhen realitet. Prandaj, siç thotë edhe titulli i këtij projekti NJERI = TË DREJTA, sot më shumë se kurrë më parë, të jesh njeri do të thotë të jeshë i vetëdijshëm për të drejtat tua dhe të drejtat e të tjerëve dhe të veprosh në mënyrë solidarizuese dhe me ndërgjegje.
Aleksandar Bogdanoski, Program Asistent, Civil – Qendra për Liri


MOS LËSHO!

Vepra artistike të Aleksandra Maja Millosheviqit (teknikë e kombinuar)

Hapja
e premte, 16 dhjetor, Studioja Grafike, Mezeu i Qytetit të Shkupit
Press-konferencë
ora 11:30
Hapja e ekspozitës
ora 19
Video proektim
Çfarë me të drejtat e njeriut?“ – Youth for Human Rights
Lexim poetik
Vargje të lirisëXhabir Deralla

Kliko www.civil.org.mk për më shumë informata.
Ndaje storjen tënde me ne:
dhe bashkohu në e-debatën për të drejtat e njeriut.


NJERI = TË DREJTA është pjesë e Zgjidhje – projekt për kulturë politike dhe dialog, i financuar nga Balkan Trust for Democracy (BTD)

Ky prodhim informativ u mundësua në kuadër të programit Civica Mobilitas – i implementuar nga CIRa dhe financiarisht i përkrahur nga SDC. Mendimet e paraqitura këtu janë mendime të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht i reflektojnë mendimet e CIRa-s, SDC-së dhe BTD-së.

No comments:

Post a Comment