Jetë, liri dhe siguri!
DEKLARATA E PËRGJITHSHME PËR TË DREJTAT E NJERIUT
Neni 3
Çdo njeri e ka të drejtën mbi jetën, lirinë dhe sigurinë.
Dhurata e jetës te çdo individ vetëvetiu bën thirrje për kërkesë për të mbijetuar dhe për të bërë një jetë të çliruar nga rreziqet dhe pasiguritë.
Respektimi i të drejtës për jetë paraqet bazë e civilizimit të njeriut dhe mbrojtja e tij është absolute dhe pa kusht. Kushtetutat e shteteve anembanë botës e njohin këtë të drejtë dhe të gjithë popujt e civilizuar ofrojnë mbrojtje të së drejtës për jetë në legjislativat e veta, duke e njohur jetën e njeriut si vlerë më të lartë në shoqëri. Dënimi me vdekje është hequr në pjesën më të madhe të shteteve demokratike, ndërsa kërcënimi ndaj jetës së tjetrit konsiderohet si akt kriminal madhor.
E drejta për jetë në thelbin e saj përfshin dy dimensione: të drejtë për vetëruajtje dhe disponim të lirë me jetën e vet, nga njëra anë, por edhe ndalesë për rrezikim të jetës së tjetrit. Privilegji për të qenë njeri dhe të gëzohet kjo e drejtë, përfshin përgjegjësi për jetën e vet dhe jetën e të tjerëve.
Arma, dhuna, shprehja e urrejtjes janë faktorët kryesorë të cilët çojnë drejt zhvlerësimit të jetës dhe dinjitetit të njeriut dhe mohimit të kësaj të drejte. Sot, me rastin e shënimit të Nenit 3 të Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, apelojmë për vetëpërmbajtje nga gjuha e urrejtjes dhe dhunës. Pastaj, u apelojmë institucioneve të sigurojnë një kontroll më të rreptë të armëve.
Le të jetë ky muaj në të cilin do ta festojmë jetën, lirinë dhe sigurinë e çdo individi! Le të jenë këto ditë në të cilat do të kujtojmë se të gjithë jemi njerëz, të lirë dhe të vlefshëm në mënyrë të barabartë, të gjithë të dhuruar me të drejtën të kënaqemi me jetën, të lirë dhe të sigurt!
Aleksandar Bogdanoski
Program asistent, Civil – Qendra për Liri
TË KUPTUARIT E LIRISË
Pranimi personal i definicioneve për përpjekjen e pakompromistë për përdorimin e tyre, sipas meje, është një veti dhe cilësi thelbësore e njeriut. Të kuptuarit e lirisë dhe aspirimi drejt saj nënkupton heqje dorë nga konformizmi dhe oportunizmi. Unë e kuptoj dhe e pranoj definicionin e lirisë, i cili del nga Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe nga dokumente relevante ndërkombëtare të tjerë, siç është Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Liritë Fundamentale. Këta nuk janë mësime abstrakte në raftet e librarive, por, tekste reale dhe definitve, të cilët vlejnë dhe më interesojnë mua dhe çdo bashkëqytetari tim në botë.
Liria është një gjendje e përgjitshme e respektit ultimativ për të drejtat dhe liritë e njeriut të çdo individi, grupi apo bashkësie në botë. Kjo është gjendje në të cilën sistemi i pushtetit u është nënshtruar në tërësi nevojave, interesave dhe aspiratave të çdo individi, grupi apo bashkësie, në një shoqëri të njerëzve të lirë. Bota e lirë është bota e bazuar në solidaritet dhe respekt të ndërsjellë mes të gjithë njerëzve. Liria nga frika e çdo lloji është imanente. Mirëqenia e çdo qenieje njerëzore është detyrë e çdo shoqërie të lirë dhe është obligim të arrihet me të gjitha mjetet në të gjitha nivelet shoqërore dhe qeveritare.
Xhabir M. Deralla
Kryetar i Civil – Qendra për Liri
Dita Ndërkombëtare e Personave me Hendikep
Më 3 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare e Personave me Hendikep, Civil-i iu bashkohet thirrjeve për përmbajtje dhe plotësim të përpiktë dhe të përhershëm të konventave dhe standardeve për respektimin e të drejtave të personave me hendikep. Mënjanimi i praktikave të injorimit të problemeve me të cilat ballafaqohen personat me hendikep dhe tejkalim të përhershëm të paragjykimeve dhe shkeljen e të drejtave të njeriut të personave me hendikep. Njëkohësisht, i bëjmë thirrje shtetit, por edhe sektorit të biznesit për një përgjegjësi shoqërore dhe korporative, që të hapin vende pune për personat me hendikep dhe me këtë t’u mundësojnë një integrim të vërtetë në shoqëri.
PJESË TË STATUTIT TË CIVIL-IT
VIZIONI DHE MISIONI
Neni 1
CIVIL – Qendra për Liri (në tekstin e mëtejmë vetëm CIVIL) është shoqatë qytetare joprofitabile, e krijuar me bashkim të lirë për realizimin e misionit të vet me interes shoqëror.
Neni 2
Vizioni i Civil-it është për një botë në të cilën të gjithë njerëzit jetojnë në një shoqëri të qetë dhe demokratike, në të cilën:
§ respektimi i të drejtave të njeriut është i plotë dhe çdo individ i gëzon ato;
§ arma dhe dhuna janë të eliminuar;
§ diskriminimi dhe shovinizmi në çfarëdo forme janë të sankcinuar me vendosmëri;
§ ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit jetësor janë kritere themelorë për zhvillimin;
§ liria e shprehjes dhe e mediave zhvillohen në pajtim me dimensionin human të shoqërisë;
§ kultura dhe arti janë pjesë përbërëse të përditshmërisë në shoqëri
Qëndrimet e paraqitura praktikohen në formë të pandashme.
No comments:
Post a Comment