Tuesday, December 6, 2011

Të gjithë jemi të barabartë para ligjit


Neni 7: Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji.Të gjithë kanë të drejtën për t’u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.

Diskriminimi e degradon dinjitetin e njeriut dhe e lëndon shoqërinë afatgjatë. Institucionet, publike dhe private në Republikën e Maqedonisë çdo ditë lënë një njollë të errët në jetën e njerëzve. Sa më të varfër janë individët, grupet ose komunitetet, ata vuajnë sa më tepër forma të diskriminimit. Gjithnjë krijon inerci, sociale, politike dhe ekonomike, duke bërë shumicën e njerëzve pasive dhe të bindur se praktikat e tilla janë të justifikuara.
Diskriminimi ka shumë fytyra. Njerëzit janë te diskriminuar në baza të ndryshme, siç janë etnike, religjioze dhe racore. Mundet të haset në shkelje serioze dhe diskriminim në baza të moshës, gjinisë dhe orientimit seksual. Praktikisht mund të haset në çdo fushë të jetës: punëtor të arsimit, mjedisit, ushqimit, strehimit dhe sezonal, refugjatë dhe persona të zhvendosur, shëndetit riprodhues, punëtor, etj. Këta janë të gjitha fushat e jetës, sociale, politike dhe kulturore, ku institucionet qeveritare janë ata që imponojnë diskriminimin.
Lufta kundër diskriminimit është detyrë e domosdoshme e çdo punëtori qeveritarë dhe punëtorë në nivel kombëtar dhe lokal. Gjithashtu, lufta kundër diskriminimit është proces I vazhdueshëm dhe shumë disiplinorë në të gjitha nivelet dhe në të gjitha segmentet e shoqërisë.
Sipas Nenit 7 prej Deklaratës Universale e të Drejtave të Njeriut, është e ndaluar për qeveritë t’i trajtojnë njerëzit në mënyrë të padrejtë dhe kufizuese. Kjo nënkupton se qeveritë patjetër duhet t’i respektojnë të drejtat dhe liritë themelore njerëzore, dhe duhet të sigurojnë mbrojtje në proceset e politikave dhe vendim-marrjeve, në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit shoqërorë që plotëson nevojat e çdo qytetari në shtetin. Shoqëria e diskriminuar dhe e përjashtuar është larg nga shoqëria demokratike; është vend i errët dhe shkatërrues ku njerëzit janë të frikësuar dhe të rrezikuar.
Xhabir Deralla, Kryetar i Civil-it

Trego një artikull në dit
Redaktorë, udhëheqës të programeve, gazetarë:
Çdo ditë lexoni nga një nen nga Deklarata Universale e drejtave të Njeriut. Duke vepruar kështu, konsiderueshëm do te kontribuoni ne rritjen e vetëdijes dhe arsimimin për te drejtat dhe liritë e njeriut. Njohja e te drejtave të njeriut është hapi i parë drejt respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe luftën kundër diskriminimit. Ndihmoni njerëzit të përfitojnë dituri dhe ripërtërijnë besimin dhe dinjitetin. Me vetëm disa sekonda ne ditë, Ju arrini shumë.

No comments:

Post a Comment