Sunday, December 4, 2011

Qeniet njerëzore nuk janë në shitje!

DEKLARATA E PËRGJITHSHME
PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Neni 4
Askush s’do të jetë rob apo i nënshtruar; robëria dhe tregtia me robër do të jenë të ndaluara në të gjitha format e tyre.

Ç’është robëria?
Të jesh rob do të thotë të jesh i/e kontrolluar nga një person tjetër apo nga një grup njerëzish, kështu që vullneti juaj nuk e cakton kursin e jetës tuaj personale, ndërsa shpërblimet për punën tuaj dhe viktimizimet të cilat i duroni ju mohohen. Sipas Kevin Bejlsit, njëri nga ekspertët udhëheqës botërorë për robërinë bashkëkohore, “njerëzit futen në robëri me dhunë dhe ruhen me qëllim që të eksploatohen fizikisht, kundër dëshirës së tyre”.

27 milionë robër në botë sot
Ndërsa njerëzit sot besojnë se robëria i takon të kaluarës, në praktikë ajo prosperon atje ku varfëria, kushtet sociale dhe naiviteti i njerëzve mund të shfrytëzohen.
Bejlsi vlerëson se në botë sot ka 27 milionë robër. (Kevin Bales, Disposable People: New Slavery in the Global Economy, University of California Press, 1999)

Thuaj JO për robërinë! Çohu dhe mbroji të drejtat e njerëzve të cilët kanë rënë në kurthin e varfërisë, manipulimit dhe dhunës. Qeniet njerëzore nuk janë në shitje!

No comments:

Post a Comment