Monday, December 5, 2011

TORTURA ËSHTË E NDALUAR!

Neni 5
Askush s’ka të drejta t’i nënshtrohet torturës apo trajtimit ose dënimit të vrazhdë, johuman dhe nënçmues.

Tortura dhe format e tjera të keqtrajtimit
Tortura dhe format e tjera të keqtrajtimit nuk janë risi në Republikën e Maqedonisë. Avokati i popullit, Komiteti i Helsinkit i Maqedonisë, Komisioni për Prevencë nga Tortura dhe organizata të tjera nga vendi dhe bota, raportojnë për forma të ndryshme të keqtrajtimit, kryesisht të kryera nga policia, personeli i burgjeve dhe enteve speciale, si dhe nga njësia speciale “Alfa”.
Sipas raporteve të shumta, burgjet e Maqedonisë janë vende të frikës, nënçmimit, dhunës dhe vdekjes. Përderisa raportet tregojnë për trajtimin e vrazhdë të të arrestuarve dhe të burgosurve, qeveria ndërmerr punë ndërtimore dhe i prezanton si reforma të burgjeve “duke harruar” se bëhet fjalë për sistemin dhe për personelin, të cilët duhet të reformohen rrënjësisht. Ky vlerësim ka të bëjë edhe me paraburgimin policor. Stacionet policore janë vende të nënçmimit, keqtrajtimit piskologjik dhe fizik, të cilët duhet t’i nënshtrohen inspektimit, përkundër numrit të vogël të prononcimeve të qytetarëve, që është pasojë e frikës dhe jo se ky problem nuk ekziston.

Amnesty International: Raporti Vjetor [pjesë]
Në mars, Komiteti i Helsinki i Maqedonisë shpalli se mangësitë serioze në spitalet psikiatrikë shpeshherë rezultojnë me shkelje të të drejtave të pacientëve. Kushtet e jetesës nga ana e Avokatit të Popullit në shtator u përshkruan si “katastrofike”.  Në shtator, Komiteti Evropian për Prevencë nga Tortura bënë një vizitë në vendet e paraburgimit, si dhe në shtëpitë për përkujdesjesociale dhe në spitalet psikiatrikë.
Raportet për maltretime nga ana e policisë vazhdojnë të arrijnë.
  • Romët akuzojnë për përdorim të tepruar të forcës, kur 200 pjesëtarë të policisë speciale merrnin pjesë në mbylljen e tregut të paligjshëm në lagjen e Shkupit Shuto Orizare, në prill. Mes të lënduarve ishin 17 policë dhe, sipas kryetarit të komunës, mbi 40 romë. Sidoqoftë, organizatat joqeveritare raportojnë për atë se romët nuk bëjnë ankesa, për shkak të frikës nga hakmarrja. Hetimi i brendshëm erdhi deri te përfundimi se policia “veproi në kuadër të autorizimeve të veta”.
  • Qeveria u pajtua për zgjidhje me marrëveshje me Jasmina Sulën, pas kërkesës së saj deri te Gjyqi Evropian për të Drejtat e Njeriut. Ajo pohonte se i është mohuar një zgjidhje juridike efikase, si rezultat i mossuksesit të autoriteteve ta hetojnë vdekjen e partnerit të saj Sabri Asani, shqiptar etnik, i cili vdiq, sipas saj, si pasojë e rrahjes në paraburgim policor në janar të vitit 2000.

Kliko www.civil.org.mk për më shumë informata.
Ndaje storjen tënde me ne:
dhe bashkohu në e-debatën për të drejtat e njeriut.

NJERI = TË DREJTA është pjesë e Zgjidhje – projekt për kulturë politike dhe dialog, i financuar nga Balkan Trust for Democracy (BTD)

Ky prodhim informativ u mundësua në kuadër të programit Civica Mobilitas – i implementuar nga CIRa dhe financiarisht i përkrahur nga SDC. Mendimet e paraqitura këtu janë mendime të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht i reflektojnë mendimet e CIRa-s, SDC-së dhe BTD-së.

No comments:

Post a Comment