DEKLARATA E PËRGJITHSHME MBI TË DREJTAT E NJERIUT, Neni 9: Askush nuk guxon në mënyrë arbitrare të arrestohet, të ndalohet apo të dëbohet nga vendi i vet.
Askush nuk guxon ta kufizojë lirinë tënde në mënyrë arbitrare. Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut e garanton këtë për çdo njeri. Arrestimi arbitrar, ndalimi arbitrar, paraburgimi në rast se nuk ekziston rast apo dëshmi se personi ka kryer vepër penale ose kur nuk ekziston një rast gjyqësor përkatës, është i ndaluar me Nenin 9.
Arrestimi konsiderohet arbitrar kur të arrestuarit nuk i jepen të dhëna se pse është arrestuar dhe nuk i tregohet asçfarë urdhërese. Në shumë raste, arrestimi arbitrar mund të përbëhet nga izolimi nga familja, miqtë, farefisi, publiku dhe organet përgjegëse. Shumë individë të cilët arrestohen dhe ndalohen në mënyrë arbitrare, vuajnë nga tortura fizike dhe psikike, si dhe nga dënime jashtëgjyqësore.
Për fat të keq, arrestimi apo paraburgimi në më shumë vende në botë përdoret si mbrojtje nga demonstrantët, rivalët, njerëzit me qendrime pozitive... Këto janë masa të adhuruara në vendet në të cilat sundon totalitarizmi dhe diktatura.
Të gjithë së bashku duhet t’i festojmë të drejtat e njeriut dhe së bashku të luftojmë kundër shkeljes së tyre. Informohuni për të drejtat tuaja dhe për atë se si t’i mbroni.
Mario Jankullovski
Program Asistent, Civil – Qendra për Liri
No comments:
Post a Comment